Ja çfarë kuptimi kanë emrat e disa kompanive më të famshme në botë (Foto)

Ju keni veshur atletet tuaja të Nikes dhe pantallonat e Lululemon dhe freskoheni me pijen Pepsi, por qe nuk e dini se nga rrjedhin këto fjalë

Fun

27/04/2017 02:25

Të gjitha emrat e kompanive më të famshme në botë kanë një emër që ka një domethënie, shkruan Business Insider, transmeton lajmi.net.

Por a keni ndonjë ide se çfarë do të thotë emri i tyre?

Ne do ju ndihmojme me disa prej tyre.

Pepsi u emërua pas termit mjekësor për dispepsi
Shpikësi i Pepsit, Caleb Davis Bradham, fillimisht donte të ishte mjek, por një krizë në familjen e tij e detyruan atë të largohet nga kjo shkollë, për t’u bërë farmacist
Në fillim ai kishte shpikur një pije e njohur si “Pirja e Bradit”, e cila ishte bërë nga përzirja e sheqerit, ujit, karamelit dhe vajit të limonit. Tre vjet më vonë, Bradham riemërtoi pijën e tij, e cila besohet se i ndihmoi tretjen, dhe e quajti Pepsi.

Emri google doli nga sesioni i ideve në Universitetin Stanford
Një nga sugjerimet ishte “googolplex” një nga numrat më të mëdhenj që mund të përshkruhen. Por emri “Google” erdhi pasi një nxënës e shkroi atë gabimisht, dhe më pas ky ishte emri zyrtar i saj.

Raymond Kroc, themeluesi i McDonald, ishte fillimisht shitëes i makinave dhe paisjeve të ndryshme, kur ai u takua me vëllezërit Dick dhe Mac McDonald, të cilët drejtoni një restorant të Burgerave në Kaliforni.
Kroc ishte shumë i impresionuar nga restoranti i tyre, kështu që ai në fillim u bë agjent i tyre dhe krijoi një rrjet të këtyre restoranteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vite më vonë ai bleu të drejtat për emrin McDonald.

Adidas. Nëse edhe ju mendoni se ky emër ka këtë domethënie “All Day I Dream About Soccer,”, ju jeni gabim.
Ajo rezulton se kjo markë e veshjeve sportive e krijuar nga Adolf Dassler, lidhet me emrin e vet krijuesit.
Emri kombinon nofkën e tij ADI dhe tri shkronjat e para të mbiemrit të tij. /Lajmi.net/