Ja çfarë gjeti australiani në kutinë e drithërave (Foto)
Një australian u përballë me një befasi të pakëndshme.

Fun
Jarred Smith, 22 vjeçar nga Australia, shkoi në kuzhinën e tij që të përgatiste drekë për vete.
Ai mori në dorë kutinë e drithërave (cornflakes) por aty veç drithëra nuk kishte. Në kuti ishte futur një piton rreth dy metra i gjatë.
Kjo ngjarje tërhoqi vëmendje të madhe në Australi, shteti me numrin më të madh të gjarpërinjve në botë. Në këtë shtet nuk është çudi që të gjesh gjarprinjë në pishinë apo edhe në oborr, por asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që ata të gjendeshin në kuti drithërash.
Jarred sapo kishte parë pitonin kishte njoftuar ekspertët për ta larguar nga shtëpia “mysafirin e padëshiruar”.
Njëri prej ekspertëve tha se gjarpri ishte mbledhur aq shumë sa i duhej që të shqyente kutinë për ta nxjerrë prej andej. Ndërkaq, Jarred shpëtoi pa asnjë lëndim nga kjo ngjarje. (lajmi.net)