Ja çfarë fakte do të përdorë nesër Gashi kundër gjykimit të Sylës

Avokati Tomë Gashi e ka akuzuar Prokurorinë për rastin e ish deputetit të PDK-së, Azem Sylës, të cilët sipas tij, i kanë neglizhuar faktet që i kanë pasur me vite të tëra, për dyshimet rreth krimit të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Lajme

29/04/2016 19:02

Gashi tha për lajmi.net se ai këtë gjë do ta përdorë nëser gjatë seancës si alibi, para se te merret vendimi për Azem Sylen i cili u arrestua sot në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë.

“Rasti është i profilit shumë të ultë. Prokuroria e pranon se veprimet që kinse kanë filluar në vitin 2006, kështu që Prokuroria ka lejuar që të ndodh një aktivitet kriminal për dhjetë vjet, ndërsa është skandaloze se Prokuroia ka sjell aktvendim për zhvillimin e hetimeve nga viti 2014 që dmth ata e kanë ditë që po ndodh para syve një aktivitet kriminal. Kështu që cila është arsyeja që po ndodhë ky proces, nëse kanë qenë të njoftuar”, tha Gashi për lajmi.net.

Gashi tha se Prokurori ka treguar se dëshmitar kyç në këtë rast është Nazim Bllaca.

Ai beson që nesër gjyqtarja nuk do ta pranojë kërkesën e Prokurorit dhe, se ndoshta siç thekson ai, do ta caktojnë ndonjë masë tjetër për paraburgim.

Ndryshe Azem Syla së bashku me 50 persona tjerë dyshohen për veprat penale që kanë lidhje me krimin e organizuar, marrje ryshfeti, tjetërsim pronash. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona për të cilët dje u është caktuar nga 30 ditë paraburgim. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës Nuhi Uka./lajmi.net