Ja çfarë bën Dua Lipa për të dashurin
Krahas jetës profesionale, Dua Lipa është shumë e përfolur edhe për jetën private.

ShowBiz
Së fundi, ajo ka bërë publike lidhjen me muzikantin, Paul Klein i cili tani është i pranishëm në pothuajse çdo koncert të këngëtares, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, çifti shumë herë postojnë imazhe të njëri-tjetrit ku nuk mungojnë fjalët e dashurisë.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka postuar disa imazhe në të cilat shfaq të dashurin e saj, ajo ka shkruar “P për perfekt”, ashtu siç edhe e konsideron Paulin.
Ndërsa më tej ajo ishte pjesë e një koncerti të tij, ku nga publiku si fanse e zjarrtë e tij solli disa imazhe nga performanca e saj.
Për ndryshe, viti 2017 pa asnjë mëdyshje mund të konsiderohet si viti i Dua Lipës, pasi i solli asaj shumë suksese. /Lajmi.net/