Izraelitët nuk udhëtojnë në Kosovë, lirohen biletat për tifozët vendas
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve. Përmes një njoftimi, FFK-ja ka bërë të ditur se sektori i tribunave që fillimisht ishte rezervuar për tifozët izraelitë tashmë është liruar dhe mund të shfrytëzohet nga tifozët vendas. Ky vendim…
Sport
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përmes një njoftimi, FFK-ja ka bërë të ditur se sektori i tribunave që fillimisht ishte rezervuar për tifozët izraelitë tashmë është liruar dhe mund të shfrytëzohet nga tifozët vendas.
Ky vendim vjen pasi Federata e Futbollit e Izraelit ka konfirmuar zyrtarisht se tifozët e saj nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës për këtë përballje.
Sipas FFK-së, lirimi i këtij sektori është bërë në përputhje me rregulloret e UEFA-s, ndërsa biletat mund të blihen përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.
Federata ka ftuar tifozët dardanë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat dhe për ta përkrahur Kombëtaren në këtë ndeshje të rëndësishme.