Izraeli thotë se vrau shefin e shtabit të sapoemëruar iranian
Izraeli tha se sulmet gjatë natës kanë vrarë shefin e shtabit të Iranit “në kohë lufte”, vetëm disa ditë pasi ai u emërua për të zëvendësuar një komandant të vrarë në sulmet e mëparshme. “Pas informacionit të saktë të marrë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe një mundësie të papritur gjatë natës (të martën) Forcat…

Bota
Izraeli tha se sulmet gjatë natës kanë vrarë shefin e shtabit të Iranit “në kohë lufte”, vetëm disa ditë pasi ai u emërua për të zëvendësuar një komandant të vrarë në sulmet e mëparshme.
“Pas informacionit të saktë të marrë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe një mundësie të papritur gjatë natës (të martën) Forcat Ajrore Izraelit goditën një qendër komande me personel në zemër të Teheranit dhe eliminuan Ali Shadmanin”, tha IDF.
Irani ende nuk ka komentuar pretendimet e Izraelit rreth vdekjes së Shadmanit.
Shadmani mori detyrën të premten pasi sulmet fillestare të Izraelit ndaj Iranit vranë disa komandantë të lartë, përfshirë paraardhësin e tij, gjenerallejtënant Gholam Ali Rashid.
Rashid dhe Shadmani kishin udhëhequr Shtabin Qendror të Khatam al-Anbiya, një njësi që koordinon midis ushtrisë së rregullt dhe Gardës Revolucionare të Iranit./Lajmi.net/