Izraeli planifikon ndërtimin e 1,000 shtëpive në Bregun Perëndimor
Shteti i Izraelit po planifikon që të ndërtojë më shumë se 1,000 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor.
Bota
Radio e Izraelit ka raportuar më 5 qershor se qeveria e këtij vendi planifikon shpalljen e një tenderi të ri për ndërtimin e shtëpive të reja për banorët hebre në tokën ku palestinezët pretendojnë ta ndërtojnë shtetin e tyre në të ardhmen.
Zyrtarët izraelitë nuk e kanë komentuar këtë raport ende.
Lajmi pason formimin e krijimit të qeverisë palestineze të unitetit, që përfshin edhe islamikët e Hamasit, të cilët e kundërshtojnë ekzistimin e Izraelit.
Më 2 qershor, presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas e ka betuar qeverinë e re.
SHBA-të kanë thënë se planifikojnë që të bashkëpunojnë me administratën, e cila u ngrit në saje të marrëveshjes së pajtimit, deklaratë kjo që nxiti Izraelin të shprehë zhgënjimin e saj të madh.