Izrael thotë se ka goditur selinë e Inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut

Situata në Lindje të Mesme vazhdon të jetë mjaftë e tensionuar. Sot vazhdimisht është raportuar për sulme në rajonin e Bejrutit. Pak më parë CNN, ka raportuar se ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e saj ajrore kanë goditur selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut. Ndryshe pak më parë është raportuar se…

Bota

03/10/2024 15:30

Situata në Lindje të Mesme vazhdon të jetë mjaftë e tensionuar.

Sot vazhdimisht është raportuar për sulme në rajonin e Bejrutit.

Pak më parë CNN, ka raportuar se ushtria izraelite ka bërë të ditur se forcat e saj ajrore kanë goditur selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut.

Ndryshe pak më parë është raportuar se tri sulme ajrore izraelite kanë goditur periferinë jugore të Bejrutit, sot pasdite.

Njëra nga këto sulme theksohet të ketë pasur për shënjestrën e lagjes “Haret Hreik”.

Hezbollahu njoftoi menjëherë pas shpërthimeve se zyra e tyer e mediave ishte shënjestër./Lajmi.net/