Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Pasditen e së shtunës kryeministri në largim, Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pritet të takohen ka konfirmuar deputetja Xhevahire Izmaku. Ajo citohet t’i ketë thënë Radio Evropës së Lirë se nëse propozohet emri i Limajt për kryeparlamentar, mund të konstituohet Kuvendi të hënën. “Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë…

Lajme

18/07/2025 19:15

Pasditen e së shtunës kryeministri në largim, Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pritet të takohen ka konfirmuar deputetja Xhevahire Izmaku.

Ajo citohet t’i ketë thënë Radio Evropës së Lirë se nëse propozohet emri i Limajt për kryeparlamentar, mund të konstituohet Kuvendi të hënën.

“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”.

“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme” – ka thënë ajo.

Para kafesë me Kurtin ndërkaq, të premten Limaj diskutoi me Osmanin për situatën politike.

“Në kuadër të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.

Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik” – u tha në njoftimin e presidencës.