Izmaku: Me bindje të plotë e them hapur që Nisma do të jetë sërish pjesë e Kuvendit

Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar sot pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, urdhëroi shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe caktoj datën e zgjedhjeve të parakohshme. Izmaku në postimin e bërë tha se dje përfundoi një dramë e keqe politike e mbushur me papërgjegjësi, transmeton lajmi.net. “Në këtë rrugëtim, lidershipi i Fatmir Limajt…

Lajme

21/11/2025 10:09

Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar sot pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, urdhëroi shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe caktoj datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Izmaku në postimin e bërë tha se dje përfundoi një dramë e keqe politike e mbushur me papërgjegjësi, transmeton lajmi.net.
“Në këtë rrugëtim, lidershipi i Fatmir Limajt ka qenë busulla jonë, një lidership i matur, i drejtë dhe i qëndrueshëm në çdo moment. Ai na e ka rikujtuar gjithmonë se politika nuk është përçarje, por shërbim, përgjegjësi dhe respekt ndaj qytetarëve. Sot, me bindjen time të plotë, dua ta them hapur: Nisma do të jetë sërish pjesë e zgjedhjeve që po vijnë dhe, po ashtu, e Kuvendit.”, shkroi ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë: 
Dje përfundoi një dramë e keqe politike që zgjati plot 9 muaj, një periudhë e lodhshme, e mbushur me papërgjegjësi, mungesë vetëdijesimi politik dhe lojëra të panevojshme që na kanë lodhur të gjithëve, sidomos qytetarët.
Gjatë gjithë kësaj kohe, ne si deputetë të Nismës kemi bërë maksimumin për të qëndruar të përkushtuar dhe të fokusuar në zgjidhje, edhe kur atmosfera politike ka qenë toksike dhe e rënduar.
Së bashku me kolegët e Nismës, kemi kërkuar vazhdimisht rrugëdalje, kemi mbajtur përgjegjësi në çdo situatë dhe nuk kemi lejuar asnjëherë të biem në nivelin e krizave artificiale që u krijuan.
Këtë qasje nuk do ta ndryshoj kurrë, sepse kështu e kuptoj politikën dhe shërbimin publik.
Në këtë rrugëtim, lidershipi i Fatmir Limajt ka qenë busulla jonë, një lidership i matur, i drejtë dhe i qëndrueshëm në çdo moment.
Ai na e ka rikujtuar gjithmonë se politika nuk është përçarje, por shërbim, përgjegjësi dhe respekt ndaj qytetarëve.
Sot, me bindjen time të plotë, dua ta them hapur:
Nisma do të jetë sërish pjesë e zgjedhjeve që po vijnë dhe, po ashtu, e Kuvendit.
Ne do të jemi aty ku kemi qenë gjithmonë, në anën e përgjegjësisë, stabilitetit dhe interesit të qytetarëve.
Faleminderit nga zemra për çdo hap që keni bërë me ne.
Vazhdojmë bashkë./lajmi.net/