Ivanoviq dërgohet në burg

Liderin e Iniciativës qytetare serbe Oliver Ivanoviq është dërguar në burg. Ai deri më tani ishte në arrest shtëpiak ndonëse është dënuar me nëntë vjet burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Lajme

28/01/2016 15:32

 

Ivanoviq është dënuar me akuzën për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.

Dërgimin e Ivanoviqit në burg e ka konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug avokati i Nebojsha Vllajiq.

Nesër në Mitrovicë do të mbahet një protestë kundër dënimit të Ivanoviqit.

Mbrojtja e Ivanoviqit kanë paralajmëruar se ndaj vendimit të gjykatës do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit./kp