Ivanovic, nuk është sulm por kanosje

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin ndaj familjes së liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanovic. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë për lajmi.net se organet e rendit janë njoftuar rreth orës 16.20 të enjten se se një person i moshës madhore ka trokitur në derën e banesës së Oliver…

Lajme

12/09/2013 17:28

Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin ndaj familjes së liderit të serbëve të veriut, Oliver Ivanovic.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë për lajmi.net se organet e rendit janë njoftuar rreth orës 16.20 të enjten se se një person i moshës madhore ka trokitur në derën e banesës së Oliver Ivanovic.

“Jemi në proces të hetimit, por të dhënat e deritanishme thonë se ka qenë një incident kanosjeje. Policia ka nisur hetimet dhe është në proces të identifikimit të kanosësit”.

Kosovapress ka raportuar më herët se Ivanovicët janë sulmuar nga persona të cilët dyshohet se i përkasin të së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”. Ata janë futur në banesën e Oliver Ivanovic dhe kanë sulmuar gruan e tij.

Sipas këtyre burimeve, ky sulm është bërë si hakmarrje ndaj thirrjeve të Oliver Ivanovic bërë serbëve të veriut për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Ivanovic është kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut me iniciativën e tij “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, të cilën ai po has në telashe për ta certifikuar në KQZ për shkak të emërtimit.