Ivanov: Ta respektojmë dhe ta ruajmë Maqedoninë

15:32 | 16 Prill 2017

Dua të gjithë të krishterëve t’ua uroj këtë ditë të madhe – Pashkët, dita kur simbolikisht jeta e mposhti vdekjen. Për këtë arsye, të kënaqemi me jetën, me gjithë bukuritë dhe mirësitë që na sjell”, deklaroi sot presidenti Gjorge Ivanov, i cili ishte pjesëmarrës në liturgjinë e mbajtur në kishën “Shën Klimenti i Ohrit”.

Dëshiroj në këto ditë feste të kujtojmë atë që është nën trashëgiminë tonë, ta duam, ta respektojmë dhe t’i gëzohemi jetës, ta duam dhe ta respektojmë atë që kemi, ta duam, respektojmë dhe ruajmë Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Ivanov.

Në liturgji i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, ndërsa meszhin e Pashkëve e lexoi Dragi Kostadinovski.