Iu rikthye ekranit pas pauzës, Klea Huta mahnit me dukjen

Klea mbrëmë është rikthyer në ekran.

ShowBiz

04/11/2020 10:34

Klea Huta pas një kohe pauzë për shkak të lindjes së djalit, ka vendosur që të rikthehet në ekran, shkruan lajmi.net.

Ajo po moderon spektaklin “Këngë moj”, ndërsa në natën e parë të tij mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen.

E veshur e tëra në të zeza, Klea dukej në top-formë, teksa kjo paraqitje e saj ka lënë pa fjalë të gjithë.

Në fotografitë që i postoi në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Kujtojmë se Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda, gjatë muajit qershor u bënë prindër për herë të parë. /Lajmi.net/