Iu merr malli për gatimin e gjyshes? Kjo kompani ka bërë qirinj me aromë gatimi që të mos ndjeheni vetëm!

Kompania Zyliss ka lansuar qirinjtë e vet më të rinj, me aromë të gatimit të gjyshes, që quhen “Darka e Pjekur e Gjyshes”.

Fun

23/02/2021 14:41

Të gjithë e kanë një kujtim të tillë, një pasdite të diele teksa rrezet e arta të diellit hynë nga dritarja, dhe gjyshja juaj në kuzhinë është duke gatuar një pulë të pjekur me perime, dhe aroma mbush shtëpinë, shkruan lajmi.net.

Kujtim i lumtur, apo jo? Iu ka ndodhur ndonjëherë që të nuhasni një gatim diku dhe të ua kujtoj gatimin e gjyshes? Epo tani, mund ta keni këtë aromë në shtëpi sa herë që iu merr malli!

Kjo kompani, e quajtur Zyliss, ka krijuar një lloj të ri të qirinjve, me një aromë që të gjithë do ta shijojnë.

Produkti e ka aromën “Nan’s Roast Dinner”, ose ndryshe  “Darka e Pjekur e Gjyshes”. Vet emri e tregon se çfarë arome ka ky qiri.

Një kombinim i aromës së pulës në salcë dhe perimeve tani mund ta mbushë shtëpinë tuaj, sepse të gjithë e kuptojmë se sa e vështirë është të jesh larg familjes në këtë pandemi. /Lajmi.net/