Iu hoq mandati si president, Dodiku paralajmëron referendum në Republikën Sërpska
Milorad Dodik, të cilit iu hoq mandati si President i Republika Sërpska pas një vendimi përfundimtar nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, njoftoi se në këtë entitet do të mbahet një referendum, në të cilin qytetarët do të votojnë nëse do ta pranojnë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Bosnjë dhe Hercegovinës. Duke folur…

Bota
Milorad Dodik, të cilit iu hoq mandati si President i Republika Sërpska pas një vendimi përfundimtar nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, njoftoi se në këtë entitet do të mbahet një referendum, në të cilin qytetarët do të votojnë nëse do ta pranojnë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Duke folur në Banjallukë pas vendimit të KQZ-së së atje për t’i hequr mandatin si President i Republika Sërpskasa sepse u dënua me një vendim përfundimtar , Dodik vlerësoi se ky veprim ishte i papranueshëm dhe njoftoi se Asambleja Kombëtare e RS-së do të vendosë për thirrjen e një referendumi në periudhën e ardhshme.
“Me çështjen nëse Presidenti i RS duhet të pranojë apo jo vendime që minojnë rendin kushtetues të RS. Nëse qytetarët thonë po, kjo do të nënshkruajë urdhrin me vdekje të RS. Nëse jo, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë luftën politike pavarësisht pasojave personale”, tha Dodiku në një konferencë për shtyp, transmeton Klankosova.tv.
Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës, e ka dënuar Dodikun me një vit burg dhe ndalim për të mbajtur poste për gjashtë vitet e ardhshme për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Bosnjës, Dodik nuk do të jetë i kualifikuar për të kandiduar për asnjë post politik derisa të skadojë ndalimi gjashtëvjeçar.
Dodik u shpall fajtor për nënshkrimin e një dekreti që shpallte një ligj që Përfaqësuesi i Lartë në BiH, Christian Schmidt, e kishte anuluar më parë.