Iu dhanë medikamente për HIV, pacienti shërohet nga koronavirusi
Shpresat për gjetjen e kurës së koronavirusin u ngritën sot pas raporteve se një pacient u trajtua me sukses duke përdorur ilaçe kundër HIV-it dhe një sere ilaçesh për sklerozë në Spanjë.
Lifestyle
Miguel Angel Benitez – i cili u bë rasti i parë në muajin e kaluar – thuhet se është shëruar plotësisht, pas trajtimit mjekësor në Spitalin Virgen del Rocio në Seville të Spanjës, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Burri 62-vjeçar u trajtua me ilaç antiretroviral lopinavir-ritonavir, të shitur me emrin e markës Kaletra, i cili është përdorur për të trajtuar pacientët me HIV qe një dekadë.
Tabletat, të njohura si ilaçe frenuese të proteazës, funksionojnë duke parandaluar shumëzimin e virusit në gjak.
Koronavirusi bëhet vdekjeprurës kur lejohet të shumëfishohet me shpejtësi në mushkëri, duke vrarë qelizat dhe duke shkaktuar pneumoni.
Sëmundja tejet ngjitëse ka infektuar më shumë se 96,000 dhe ka vrarë 3,300 në të gjithë botën, dhe aktualisht është e pashërueshme.
Shkencëtarët shpresojnë të kenë zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë brenda 18 muajve. /Lajmi.net/