Italia triumfon ndaj Belgjikës, renditët e treta në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore ndaj Kombëtares së Belgjikës, për pozitën e tretë në Ligën e Kombeve.

Sport

10/10/2021 16:53

“Azzurët” triumfuan me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.

Vendasit ishin më të rrezikshëm, derisa Belgjika dominonte në posedimin e topit.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Italia dominoi plotësisht dhe shënoi dy gola të shpejtë.

Nicolo Barella me një supergol në stilin vollej kaloi Italinë në epërsi ndaj Belgjikës (46′).

Ndërsa, pastaj Federico Chiesa fitoi një penallti, të cilën e konkretizoi Domenico Berardi (65′).

E tëra që bëri Belgjika, ishte goli i nderit, i realizuar nga De Ketelaere që u asisuta nga Kevin de Bruyne pas një kundëraksioni (87′).

Kështu, Italia u renditët e treta në Ligën e Kombeve, derisa Belgjika zë vendin e katërt.

Ndërkohë, finalja mes Spanjës dhe Francës zhvillohet sonte (e diele) me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/