Italia merr komandën e KFOR’it
Gjenerali italian Salvadore Farina ka marrë të premten komandën e forcës paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë (KFOR) nga kolegu i tij gjerman Volker Halbauer. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, ku kanë marrë pjesë liderë të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga falënderoi KFOR’in për punën e 14 viteve të fundit në…
Lajme
Gjenerali italian Salvadore Farina ka marrë të premten komandën e forcës paqeruajtëse të NATO’s në Kosovë (KFOR) nga kolegu i tij gjerman Volker Halbauer.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, ku kanë marrë pjesë liderë të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga falënderoi KFOR’in për punën e 14 viteve të fundit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, ndërsa gjeneralin Halbauer e dekoroi me medaljen Urdhri Ushtarak.
“Në muajt në vijim na presin sfida përderisa vazhdojmë të punojmë në integrimin e të gjithë qytetarëve në rendin politik dhe shoqëror të Republikës së Kosovës. Jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë do ta sigurojmë prosperitetin e qytetarëve të vendit tonë, do ta garantojmë stabilitetin e tij, derisa me ngulm ndjekim dhe realizojmë vizionin tonë të palëkundur për të qenë pjesë e familjes euroatlantike”.
“Në emër të qytetarëve të Kosovës dua t’ju përgëzoj ju, oficerë dhe ushtarë të KFOR-it për përmbushjen e misionit tuaj me profesionalizëm dhe me dinjitet që na përkrahët t’i vendosim themelet e shoqërisë presporuese. Populli i Kosovës do jetë gjithmonë mirënjohës ndaj jush”.
“Gjatë kësaj periudhe të pranisë së KFOR-it në Kosovë, ne kemi ndërtuar një partneritet të vlefshëm dhe e kemi forcuar miqësinë tonë. E them me bindje se ky partneritet do të thellohet, sepse jemi të përkushtuar ndaj të njëjtave vlera dhe ideale të cilat po i realizojmë me mbështetjen tuaj, të mijëra ushtarëve që shërbyen dhe shërbejnë si paqeruajtës dhe që besuan në vendosmërinë tonë për ta shndërruar Kosovën në faktor stabiliteti e paqeje në rajon dhe më gjerë”.
Gjenerali gjerman Volker Halbauer e mbajti detyrën e komandantit të KFOR-it për një vit.