Italia kërkon ekstradimin e Robinho – braziliani u dënua me nëntë vite burg për një përdhunim
Shteti i Italisë po e kërkon ekstradimin e Robinho. Ish-lojtari brazilian, Robinho është shpallur më herët fajtor për një rast përdhunimi. Rasti kishte ndodhur në vitin 2013, në kohën kur ylli brazilian luante me fanellën e skuadrës së Milan. Robinho aktualisht ndodhet në Brazil dhe Italia po e kërkon ekstradimin e lojtarit, përcjell lajmi.net. Një…
Sport
Shteti i Italisë po e kërkon ekstradimin e Robinho.
Ish-lojtari brazilian, Robinho është shpallur më herët fajtor për një rast përdhunimi.
Rasti kishte ndodhur në vitin 2013, në kohën kur ylli brazilian luante me fanellën e skuadrës së Milan.
Robinho aktualisht ndodhet në Brazil dhe Italia po e kërkon ekstradimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua nga Italia gjatë muajit shkurt.
Lojtari vazhdon t’i mohojë akuzat që vijnë drejt tij, përkundër vendimit të marrë nga gjykata. /Lajmi.net/