Italia ka frikë, ky është numri rekord i rasteve të reja me COVID-19

Italia ka shënuar rritje rekorde të rasteve ditore me COVID-19.

Bota

30/10/2020 18:04

Italia ka tejkaluar shifrën prej mbi 30 mijë raste të reja ditore me COVID-19.

Italia ka regjistruar 31.084 raste të reja me 215.085 teste, rekord deri më sot, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Ditën e djeshme, Italia kishte regjistruar 26.831 raste me 201.452 teste (13.3%).

Italia në 24 orët e fundit po ashtu ka regjistruar 199 vdekje dhe 4.285 të shëruar. Në total, nga fillimi i pandemisë, Italia ka regjistruar 647.674 raste me COVID-19. /Lajmi.net/