Italia fiton edhe kundër Greqisë – prenë biletën për finalet e Euro 2020

Kombëtarja e Italisë ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin në finalet e Kampionatit Evropian 2020.

Sport

12/10/2019 22:38

Italia ka shënuar fitoren e radhës në grupin J, duke mposhtur Greqinë me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Chelsea, Jorginho, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, kur luhej minuta e 63’ e takimit.

Epërsinë e dyfishoi anëtari i Juventus, Federico Bernardeschi, kur luhej minuta e 78′ e ndeshjes, për t’i dhënë qetësinë kombëtares së tij.

Me shtatë fitore në shtatë ndeshje të luajtura në këtë grup, Italia tashmë ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Euro 2020.

Italia numëron 21 pikë në pozitën e parë, duke lënë prapa Finlandën që ka 12 pikë në vendin e dytë, për të prerë kështu biletën për Euro 2020. /Lajmi.net/