Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

Italia ka dërguar 24 karabinierë italianë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Ambasada italiane në Prishtinë thotë se karabinierët janë dërguar për të ndihmuar forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale bashkë me partnerët e tjerë evropianë. “Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë…

Lajme

25/09/2025 19:26

Italia ka dërguar 24 karabinierë italianë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Ambasada italiane në Prishtinë thotë se karabinierët janë dërguar për të ndihmuar forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale bashkë me partnerët e tjerë evropianë.

“Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e #EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”,thuhet në njoftim

Italia thekson se mbetet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin.