Isufi: Anulimi i seancës tregon dështimin e qeverisjes komunale në Gjilan

Këshilltari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Burhan Isufi, ka reaguar pas anulimit të seancës së paraparë për nesër, e cila kishte në rend dite zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal. Përmes një reagimi në Facebook, Isufi ka thënë se dështimi i kësaj qeverisjeje po rëndon çdo ditë mbi qytetarët,…

Lajme

17/12/2025 13:37

Këshilltari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Burhan Isufi, ka reaguar pas anulimit të seancës së paraparë për nesër, e cila kishte në rend dite zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Përmes një reagimi në Facebook, Isufi ka thënë se dështimi i kësaj qeverisjeje po rëndon çdo ditë mbi qytetarët, duke përmendur probleme serioze si punëtorë pa paga dhe shkolla pa ngrohje.

“Punëtorë pa paga, shkolla pa ngrohje. Kjo është fytyra reale e kësaj qeverisjeje të papërgjegjshme”, ka shkruar ai.

Sipas Isufit, kjo situatë nuk është e rastësishme, por pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë dhe neglizhencës institucionale, derisa ka theksuar se qytetarët po trajtohen pa dinjitet, veçanërisht në prag të festave të fundvitit.

Ai ka shtuar se kjo qeverisje ka humbur çdo sens përgjegjësie dhe ka bërë thirrje për reflektim.

“Reflektoni”, ka përfunduar reagimin e tij Isufi. /Lajmi.net/