Istvan Kovacs do jetë gjyqtar i ndeshjes Man City – Real Madrid

Gjyqtari rumun, Istvan Kovacs do të ndaj drejtësinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester City – Real Madrid.

Sport

25/04/2022 10:54

Man City do të jetë nikoqir i Real Madridit për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tashmë është mësuar edhe gjyqtari i kësaj super sfide, ai është rumuni Istvan Kovacs, transmeton lajmi.net.

Istavan ka 10 paraqitje në garën më prestigjioze të futbollit, Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2018-19, ku ka ndarë 48 kartonë të verdhë dhe një të kuq

Ai ka referuar një ndeshje të ‘Citizens’, ndërsa për ‘Mbretërit’ kjo do të jetë ndeshja e parë nën drejtimin e rumunit.

Asistentët e tij do të jenë: Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene, gjyqtari i katërt Artur Diar, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë Marco Fritz dhe Bastian Dankert.

Kjo super sfidë do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/