Istogu nis mbështetjen financiare për nënat lehona – 150 euro pas lindjes së fëmijës

Nga 1 gushti 2025, Komuna e Istogut ka filluar zbatimin e një mase të re mbështetëse për nënat lehona. Iniciativa e nisur nga kryetari Ilir Ferati parashikon 150 euro mbështetje financiare për çdo nënë lehonë pas lindjes së fëmijës. “Jeta fillon me nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje”, shkroi Ferati në njoftimin e tij…

Lajme

01/08/2025 10:35

Nga 1 gushti 2025, Komuna e Istogut ka filluar zbatimin e një mase të re mbështetëse për nënat lehona. Iniciativa e nisur nga kryetari Ilir Ferati parashikon 150 euro mbështetje financiare për çdo nënë lehonë pas lindjes së fëmijës.

“Jeta fillon me nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje”, shkroi Ferati në njoftimin e tij publik, duke e cilësuar këtë hap si një shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe gëzimin që nënat sjellin në komunitet.

Sipas Komunës, masa është pjesë e përkushtimit institucional për të fuqizuar familjen, për të mbështetur jetën e re dhe për të investuar në të ardhmen e qytetit dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Kjo mbështetje financiare do t’u ofrohet të gjitha nënave lehona që lindin pas datës 1 gusht, në përputhje me kriteret dhe procedurat që do të bëhen të ditura nga zyrat komunale përkatëse.

Postimi i plotë:

Jeta fillon me Nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje! 🤍👶

Nga sot, më 1 Gusht, çdo Nënë lehonë në Istog përfiton 150€ mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës 🤱— si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit tonë.

Për familjen. Për jetën. Për të ardhmen.

I juaji,
Iliri