​ISTAT: Norma e inflacionit në Itali ra në 5.9% në muajin korrik

Norma vjetore e inflacionit të Italisë vazhdoi të binte gjatë muajit korrik, duke rënë në 5.9%, nga 6.4% sa ishte në muajin qershor, thanë nga Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (ISTAT) të enjten. Shifra ishte pak më e ulët se vlerësimi paraprak i agjencisë kombëtare të statistikave prej 6%. “Ngadalësimi i normës vjetore të inflacionit…

Bota

11/08/2023 08:16

Norma vjetore e inflacionit të Italisë vazhdoi të binte gjatë muajit korrik, duke rënë në 5.9%, nga 6.4% sa ishte në muajin qershor, thanë nga Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (ISTAT) të enjten.

Shifra ishte pak më e ulët se vlerësimi paraprak i agjencisë kombëtare të statistikave prej 6%.

“Ngadalësimi i normës vjetore të inflacionit ka ardhur kryesisht nga çmimet e shërbimeve të transportit (nga +4,7% në +2,4%), të produkteve energjetike të parregulluara (nga +8,4% në +7,0%) dhe ushqime të përpunuara duke përfshirë alkoolin (nga +11.5% në +10.5%)”, thanë nga Istat.

I nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës, inflacioni arriti kulmin në 11.8% në tetor dhe nëntor të vitit 2022.

Sipas agjencisë indeksi i çmimeve të konsumit ishte i sheshtë në qershor krahasuar me muajin maj.

Sipas Istat norma bazë e inflacionit, duke shfaqur të gjithë artikujt, duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin e papërpunuar, ishte 5.2%, nga 5.6% në muajin qershor. /ANSA/