Ismet Munishi: Kërkoj falje për incidentin, asnjë individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi ‘Skifterat’ dhe Gjilanin
Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar përmes së llogarisë së tij në rrjetin social 'Facebook', lidhur me incidentin e ndodhur në Gjilan.

Sport
Në ndeshjen Gjilani – Ballkani, tifozët e skuadrës nikoqire zbarkuan në fushë, ku edhe lënduan portierin e skuadrës mysafire, duke e goditur me shkelm në kokë.
Pas këtij rasti, Ismet Munishi ka reaguar duke kërkuar falje për incidentin, si dhe duke insistuar se ajo ishte sjellje e keqe e disa individëve që synojnë t’i hedhin hije të keqe Gjilanit dhe tifozërisë ‘Skifterave’.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të trajnerit Munishi. /Lajmi.net/