Ismet Hebibi “zhgënjen” përkrahësit, heq dorë nga kandidatura për deputet dhe President

Ismet Hebibi është tërhequr nga kandidatura për postin e presidentit nga koalicioni PDU – Balli Kombit. Tërheqjen e konfirmoi vetë Hebibi përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Jap dorëheqje nga pozita e kandidatit për Deputet dhe President Kosove i emëruar nga koalicioni PDU-Balli Kombit”, shkruan Hebibi. Kandidaturën e tij e kishte shpallur ditë më…

Lajme

26/11/2024 09:47

Ismet Hebibi është tërhequr nga kandidatura për postin e presidentit nga koalicioni PDU – Balli Kombit.

Tërheqjen e konfirmoi vetë Hebibi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Jap dorëheqje nga pozita e kandidatit për Deputet dhe President Kosove i emëruar nga koalicioni PDU-Balli Kombit”, shkruan Hebibi.

Kandidaturën e tij e kishte shpallur ditë më parë në një konferencë për media.