Ismet Beqiri thumbon bashkëpartiakët: LDK-ja nuk gjunjëzohet as nga brenda as nga jashtë
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka postuar një pjesë të fjalimit të tij në një Kuvend të LDK-së në vitin 1991.
Lajme
Por, ai ka shkëputur një pjesë të shkurtër, në mes të të cilës thuhet se Lidhja Demokratike nuk mund të gjunjëzohet as nga brenda as nga jashtë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nga fjalimi im në punimet e Kuvendit të I-rë zgjedhor të LDK-së, 5 maj 1991 në lokalet e Medreses Alaudin në Prishtinë.
LDK ka historinë, të sotmen dhe të ardhmen e saj.
Ajo as më herët as tani nuk është gjunjëzuar dhe nuk mund të gjunjëzohet nga askush, as nga brenda as nga jashtë,
LDK është aset i yni kombëtar.
Si Delegat i të gjitha Kuvendeve të gjerë tanishme, për mua LDK është mbi të gjitha, mbi çdo interes tonin personal.
Ta ruajm dhe zhvillojm LDK-në✌️✌️!!