“Kurti shef Qeverie” – Ismaili i reagon Haxhiut: Emrin e kryeministrit e din vetëm 61 vota, qaty përfundon

Uran Ismaili nga PDK ka folur pas thirrjes së Glauk Konjufcës në takim me qëllim formimin sa më parë të Institucioneve të Kosovës. Ismaili tha para mediave se Kosova ka nevojë që sa më shpejt t’i ketë institucionet e veta. ‘‘Kosova ka nevojë më i pas institucionet e veta sa më shpejt sidomos pas këtij…

Lajme

08/04/2025 13:26

Uran Ismaili nga PDK ka folur pas thirrjes së Glauk Konjufcës në takim me qëllim formimin sa më parë të Institucioneve të Kosovës.

Ismaili tha para mediave se Kosova ka nevojë që sa më shpejt t’i ketë institucionet e veta.

‘‘Kosova ka nevojë më i pas institucionet e veta sa më shpejt sidomos pas këtij procesi të stërzgjatur të numërimit të votave. Pas një stërzgjatje të numërimit të votave çdo qytetarë po na pyet se a do të fillojmë sa më shpejt që të kemi institucione të vendit. Besoj që Kuvendi gjithmonë kryetari është zgjedh, mendoj që natyrisht i takon partisë së parë që të krijojë kushtet edhe për votimin e kryetarit edhe për votimet e tjera. Sa i përket ftesës kjo është hipotetike. Mendoj që kryetari i kuvendit do të zgjidhet për aq kohë sa partia e parë e propozon një emër, dhe fillojnë procedurat qysh kanë qenë gjithmonë, nuk e shoh si problematik’’, ka thënë ai.

Ai tutje tha se PDK nuk ka qitë kushte asnjëherë dhe se koalicioni i mundshëm është vetëm me parti opozitare.

“Nuk jemi në atë fazë nuk kemi qitur as kushte, ne e kemi thënë gjithmonë se opsionet për koalicion janë brenda partive opozitare. Ne kemi një pozicion jashtëzakonisht te qartë dhe kemi një kandidat qe arrin të krijoj një shumicë. Emrin e kryeministrit e din vetëm 61 vota. Ne jemi te gatshëm te shohim konsumimin e te drejtës nga partia e parë, pastaj na jepet neve te drejta ku do ta paraqesim para publikuar se cili është plani jonë dhe qëllimet tona. Ne momenti kur na vjen ajo e drejtë ne do ta ndërrojmë këtë format që po bëhet sot”, u shpreh ai.

A do te heq dorë PDK nga posti i kryeministrit për hir të qytetarëve që të krijohet Qeveria e re? Ismaili tha se Bedri Hamza është kryeministri i duhur dhe se sipas tij këtë e kanë thënë edhe disa zyrtare të partive të tjera politike.

“Ka një konsensus mendoj të gjithë qytetarëve me gjitha librezat partiake, ekspert thonë se kryeministër më të mirë nuk se Bedri Hamza. Edhe mendimi i gjithë partive të ndryshme me libreza të ndryshme partiake”, tha Ismaili./Lajmi.net/