Ismaili: Havolli është i afërt me PDK-në, e pakuptimtë deklarata për Ramën
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka komentuar deklaratën e ish-drejtorit të Investimeve Kapitale në Prishtinë, Sokol Havolli, i cili tha se kryetari Përparim Rama “ra nën ndikimin e PDK-së”. Në emisionin “Pressing” në T7, Ismaili tha se e njeh Havollin dhe se ai ka pasur afërsi me PDK-në. “E njoh Sokolin dhe mund të them…
Lajme
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka komentuar deklaratën e ish-drejtorit të Investimeve Kapitale në Prishtinë, Sokol Havolli, i cili tha se kryetari Përparim Rama “ra nën ndikimin e PDK-së”.
Në emisionin “Pressing” në T7, Ismaili tha se e njeh Havollin dhe se ai ka pasur afërsi me PDK-në.
“E njoh Sokolin dhe mund të them se është një prej njerëzve më të afërt me PDK-në. Kemi punuar së bashku dhe kemi njohje të hershme”, tha Ismaili.
Ai e cilësoi deklaratën e Havollit si të pakuptimtë, duke shtuar se shpreson që çdo keqkuptim brenda qeverisjes lokale të zgjidhet. /Lajmi.net/