Ismaili: As vetë Konjufca s’e beson se mund të jetë kryeministër, e Kurti zëvendës i tij – s’e ndryshoi asnjë emër nga propozimi i ministrave
Deputeti Uran Ismaili është deklaruar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Gjatë deklarimit të tij, Ismaili e tha hapur se PDK-ja nuk ka votë për Glauk Konjufcën. Ai deklaroi se në thelb seanca është e pakuptimtë sepse rezultatet i dimë të gjithë. “S’ka njeri as në VV e askund në Kosovë e sa vetë…
Lajme
Deputeti Uran Ismaili është deklaruar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë deklarimit të tij, Ismaili e tha hapur se PDK-ja nuk ka votë për Glauk Konjufcën.
Ai deklaroi se në thelb seanca është e pakuptimtë sepse rezultatet i dimë të gjithë.
“S’ka njeri as në VV e askund në Kosovë e sa vetë Konjufca që beson se mund të jetë kryeministër i vërtet, e Kurti zëvendës i tij. Kjo seancë është farsë, njëjtë si bllokohej Kuvendi me emrin e Haxhiut e Kosovës i shtoheshin problemet e thelloheshin problemet e familjeve në Kosovë, e rëndohej gjendja ekonomike në Kosovë e rritej çmimi i rrymës e mungesë e madhe e barnave e të rinjt e lëshonin Kosovën.Në tërë këtë kohë bllokohej Kuvendi me emrin e Albulena Haxhiut e në fund vetë deputetët e Vetëvendosjes çuditeshin me emrin e Dimal Bashës se si humbën kaq shumë kohë.Arkitekt i këtij mentaliteti bllokues është vetë Kurti, është dëshpëruese me pa kuvendin me këtë mentalitet dëshpërues që sa kohë.Kemi tentu me kalu këtë situatë e kemi pranuar ftesë nga Kurti, e Krasniqi erdhi asokohe në takim edhe kur kemi qenë konstruktiv prapë se prapë kriza institucionale ka vazhdu sepse Kurtit s’i ka interesu çka janë problemet ditore të familjeve në Kosovë”deklaroi Ismaili , transmeton lajmi.net.
Ai tha se në fakt Glauk Konjufca s’e ka ndryshuar asnjë emër për ministër, “pra Konjufca është marrë peng që propozohet e që krejt Kosova e din që s’është i propozuar për kryeministër në realitet”.
”Konjufca nuk është kandidat që ka të drejtën të propozoj e të kritikoj askënd. A mundet që Konjufca të distancohet e të kërkojë hetim ndaj tenderëve një burimor në KEK? A mundet të kërkojë hetime të zgjedhura ndaj ambasadorit Martin Berishaj ka tërhequr miliona euro nga bankat përmes Serbisë?A mundet Konjufca të kërkojë hetime të zgjedhuara për ministren Hajdari me rezervat e shtetit? A mundet që të kërkojë përgjegjësi e hetime që për herë të parë shërbimet jetike shëndetësorë po përgjysmohen e po rrezikojnë- si rasti i hemodializës”,shtoi Ismaili.
Uran Ismaili në fund tha se “Pra Konjufca s’mundet as të propozojë ministra për të ardhmen, e as të tërhiqet nga akuzat e së kaluarës. Kjo seancë s’është për t’u zgjedhur kryeministri, por për t’u fajësuar opozita”./Lajmi.net/