Ismail Kadare nderohet me çmimin `Neustadt`

Festivali Neustadt i Letërsisë për shkak të pandemisë, këtë vit do të mbahet online.

ShowBiz

06/10/2020 13:53

Ambasada Amerikane në një postim në Facebook, shkruan se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, shkruan lajmi.net.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157741241150838

Ky çmim njihet edhe si Nobeli Amerikan.

 

Njoftimi i plotë

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij./Lajmi.net/