Islami: Sistemi i sigurisë në Kosovë mbetet funksional dhe në gatishmëri të plotë

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur ai, skepticizmit në Kosovë dhe Serbi lidhur me vonesat eventuale në konsolidimin e institucioneve të reja. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Islami ka theksuar se sistemi i sigurisë në Kosovë mbetet plotësisht funksional dhe në gatishmëri të plotë për ushtrimin e kompetencave…

Lajme

14/06/2026 12:23

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur ai, skepticizmit në Kosovë dhe Serbi lidhur me vonesat eventuale në konsolidimin e institucioneve të reja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Islami ka theksuar se sistemi i sigurisë në Kosovë mbetet plotësisht funksional dhe në gatishmëri të plotë për ushtrimin e kompetencave ligjore.

“Pavarësisht vonesave eventuale në konsolidimin e institucioneve të reja, arkitektura e sigurisë në Kosovë mbetet e pacënueshme. Sistemi institucional i sigurisë është në gatishmëri të plotë për të ushtruar kompetencat e tij ligjore, duke garantuar rend dhe qetësi publike”, ka shkruar Islami.

Ai shton se mekanizmat e sigurisë funksionojnë mbi parimin e vazhdimësisë shtetërore, duke theksuar se mbrojtja e rendit kushtetues dhe sovranitetit të Kosovës mbetet prioritet absolut.

Sipas tij, proceset politike në vend nuk ndikojnë në funksionimin e institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe stabilitetin. /Lajmi.net/