Islami në 2070 do bëhet feja kryesore në botë
Për shkak të rritjes së emigrantëve në Evropë dhe rritjes së numrit të ateistëve, Islami në vitin 2070 do të jetë feja kryesore e botës, kjo është thënë në bazë të rezultateve të analizave kërkimore të “Pew”.

Lajme
Përqindja e popullsisë së krishterë dhe besimit islam është barazuar për rreth 53 vjet dhe do të jetë rreth 32 për qind, shkruan Daily Mail.
Rezultatet treguan se Islami është bërë feja më e shpejtë në rritje në botë. Në vitin 2010, bota ishte rreth 23 për qind mysliman dhe 31 për qind krishterë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se myslimanët kanë mesatarisht fëmijë më shumë se sa fetë e tjera. Pavarësisht numrit në rritje të ateistëve dhe anëtarëve të fesë islame, krishterimi deri në vitin 2050 do të vazhdojë të jetë feja më e populluar në botë, por jo për shumë kohë.
Pavarësisht se nuk ndikojnë në rritjen e popullsisë globale, migrimi çon në një rritje të shpejtë të popullsisë myslimane në disa pjesë të botës të tilla si Evropa dhe Amerika e Veriut.
Vitin e kaluar, përqindja e myslimanëve në SHBA arrit në 1 për qind, ndërkohë që pas parashikimeve të ekspertëve, deri në vitit 2050 kjo përqindje do të arrij në 2.1 për qind. /Lajmi.net/