ISIS kërcënon Amerikën: Do të dërgojmë luftëtarë në dyert e shtëpive tuaja
Anëtarët e ISIS-it përmes një videoje të re pretendojnë se i kanë sulmuar kompjuterët e Ushtrisë Amerikane dhe Departamentit të Shtetit duke shtuar se do të dërgojnë vrasës në adresat e shtëpive të punonjësve.

Bota
Siç e transmeton Daily Mail, videoja është e tmerrshme pasi ka plotë mesazhe dhe imazhe të çuditshme, transmeton lajmi.net.
Videoja është publikuar nga një grup piraterik i Shtetit Islamik të Kalifatit që ndër të tjera pretendojnë se “myslimanët do të jenë sundimtarë të botës dhe mbretërit e tokës”.
Në video transmetohen fotografi të fëmijëve të vrarë në Siri dhe Irak ndërkohë që në sfond dëgjohet një zë në gjuhë arabe që thotë: “Shteti Islamik ka filluar një luftë, ju do të paguani një çmim të rëndë, ku bijtë e juaj do të kthehen të prerë në valixhe”.
Me skena të luftës, të bombardimeve dhe sulmeve terroriste i një zë vazhdon: “ Ne do ta sulmojmë vendin tuaj dhe nuk do të jeni të sigurt as në dhomat tuaja”./Lajmi.net/