ISIS ekzekuton shqiptarin që refuzoi të luftonte
Shqiptari Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga xhihadistët e ISIS-it, pasi nuk pranoi të vazhdonte të luftonte në Siri.

Lajme
I riu nga Sauku i Shqipërisë kishte shkuar në janar të vitit 2013 bashkë me gruan dhe dy fëmijët në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, por pas muajsh të tërë luftime ishte zhgënjyer dhe donte të braktiste luftën.
Ai është ekzekutuar, dhe vdekja e tij i është mbajtur e fshehtë gruas Nexhmije Beka dhe dy fëmijëve të saj Fatime dhe Esma Hasanaj, përkatësisht 4 dhe 2 vjeç.
Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit por realiteti ishte shumë zhgënjyes për të.
Nga rrjeti rekrutues islamik nuk mund të dilet pa rrezikuar jetën dhe kështu i ka ndodhur edhe Hasanajt, transmeton mapo.al.
Ai është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin islamik nga 90 shqiptarë të rekrutuar që do të luftonin për xhihad.
Vdekja e Hasanaj ishte konfirmuar nga antiterrori dy javë më parë ndërkohë që është zbuluar së fundmi se vdekja ka ardhur nga plumbat e atyre për të cilët ai luftoi deri para vdekjes së tij.