ISIS ekzekuton 19 vajza që refuzuan të bëjnë seks me ushtarët

Fanatikët e ISIS-it i kanë ekzekutuar 19 vajza, pasi të njëjtat refuzuan që të kishin seks me luftëtarët, ka thënë një zyrtarë Kurd.

Bota

06/08/2015 11:53

Ai ka pranuar se vajzat kanë qenë të mbajtura në Mosul të Irakut, vend ky të cilin grupi terroristë e ka uzurpuar në qershor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, një i dërguar i OKB-së është duke hetuar tregtinë e turpshme të Shtetit Islamik duke thënë se vajzat shiten e merren dhe mund të blihen nga gjashtë burra të ndryshëm.

Sipas Dailymail, një dokument tjetër tregon se si ekstremistët shesin gratë nga komunitetit Yazidi, e po ashtu edhe gratë e krishtera së bashku me fëmijët që ata i kanë rrëmbyer.

Skllavet e seksit të ISIS-it, të cilat kanë ikur nga tmerri i tyre, kanë rrëfyer se si ato janë detyruar që të martohen më ushtarët që i malltretonin ato fizikisht dhe psiqikisht, duke abuzuar me to edhe seksualisht, transmeton lajmi.net.

Nuk është ende e qartë nëse 19 femrat e ekzekutuara janë të komunitetit Yazidi ose jo.

“Ato janë dënuar me vdekje pasi refuzuan që të marrin pjesë në praktikat seksuale të xhihadit”, tha një zëdhënës për partinë e Demokratëve Kurdë, në Mosul.