ISIL okupon edhe një qytet në Siri

Organizata e sunitëve ekstremistë e quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, ka okupuar sot një qytet në Siri, në afërsi të kufirit me Irakun, të cilin deri tash e mbante një grup rival rebel. 

Bota

02/07/2014 00:45

Opservatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Britaninë e Madhe, njoftoi se qyteti  Bukamal ka rënë në duar të ekstremistëve pas disa ditë luftimesh me Frontin Nusra, një grup tjetër rebel i afërt me al-Kaidan.

Edhje organizata ISIL ka buruar nga al-Kaida, por ka rënë në konflikt me të shkaku i sulmeve brutale ndaj islamikëve tjerë në Siri.

Ky grup tash kontrollon pjesë të Sirisë e Irakut dha ka shpallur Kalifatin transnacional, i cili sipas pohimeve të tyre shtrihet nga Siria veriore e deri në provincën irakiane Dixhala, në verilindje të Bagdadit.

Raportohet se të paktën 7,000 njerëz, kryesisht luftëtarë, janë vrarë gjatë konflikteve të armatosura ndërmjet grupeve rivale kryengritëse.