Ishte zhdukur që 48 orë, gjendet e mitura në Ferizaj

Një 17 vjeçare në Ferizaj e cila ishte raportuar e zhdukur që nga data 5 maj e këtij viti rreth orës 19:30, është gjetur sot. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë se 17 vjeçarja është paraqitur sot rreth orës 10:00 në Polici. Veseli ka thënë se për rastin janë mbyllur…

Lajme

07/05/2025 14:59

Një 17 vjeçare në Ferizaj e cila ishte raportuar e zhdukur që nga data 5 maj e këtij viti rreth orës 19:30, është gjetur sot.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë se 17 vjeçarja është paraqitur sot rreth orës 10:00 në Polici.

Veseli ka thënë se për rastin janë mbyllur hetimet.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar një rast i zhdukjes së një vajze 17-vjeçare. Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më. Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe. Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore. Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe. Lidhur me këtë rast, i cili trajtohet si “person i zhdukur – i gjetur”, Policia Rajonale në Ferizaj ka mbyllur hetimet dhe do të hartohet një shënim zyrtar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/