Ishte i dënuar me 3 vite burgim për “Lëndim të rëndë trupor”, arrestohet 29 vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë dje është arrestuar A.B, 29 vjeçar i cili ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata Themelore në Prizren dega në Suharekë kishte lëshuar urdhëresë ndaj tij, shkruan lajmi.net. “Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore,…

Lajme

15/01/2025 12:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë dje është arrestuar A.B, 29 vjeçar i cili ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata Themelore në Prizren dega në Suharekë kishte lëshuar urdhëresë ndaj tij, shkruan lajmi.net.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tre vite (3) burgim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë në Facebook: