Ishte duke punuar tokën, gjen granata dore dhe municion

Një person në Prizren ka raportuar në polici se deri sa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Lajme

14/07/2022 10:02

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50, ku në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tri granata dore, shkruan lajmi.net.

FSK-ja ka tërhequr nga vendi i ngjarjes edhe rreth dy mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Njoftimi i plotë nga policia:

Prizren, 13.07.2022 – 15:50. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të FSK-së të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre (3) granata dore dhe rreth dy mijë (2000) fishekë të kalibrave të ndryshëm. /Lajmi.net/