“Ishit cak i sulmeve” – Kurti vet i quajti opozitën ‘hajvanë’, por moderatorja e ‘vajton’ atë, ai thotë se erdhën si pasojë e punës së tyre
Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, si rrallë herë, ka dhënë një intervistë për media. Ai ka zgjedhur që intervistën e tij ta jep tek media lokale në Gjakovë “Syri vision”, shkruan lajmi.net. Po në këtë televizion, ishte moderatorja që e intervistoi, ajo që e “vajtoi” Kurtin, e…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, si rrallë herë, ka dhënë një intervistë për media.
Ai ka zgjedhur që intervistën e tij ta jep tek media lokale në Gjakovë “Syri vision”, shkruan lajmi.net.
Po në këtë televizion, ishte moderatorja që e intervistoi, ajo që e “vajtoi” Kurtin, e që i tha se ishte cak i sulmeve.
“Po e përmbyllim vitin me një gjuhë të ashpër, ku edhe ju ishit cak i shumë sulmeve. Pse kjo gjuhë polarizuese në shtetin tonë? Si e vlerësoni?”, e pyeti moderatorja, duke mos e kujtuar kur ishte Kurti ai që iu tha kundërshtarëve të tij politik “hajvana”.
E për këtë, Kurti tha se janë sulme që kanë ardhur si ‘pasojë’ e punës së tij.
“Të them të drejtë, unë nuk besoj që gjuha polarizuese është problemi themelor i mungesës së bashkëpunimit mes partive politike në Kosovë. Shumë më tepër këtë e spjegojnë interesat e kundërta. Kur jam bërë unë kryeministër, nga 11 terminale doganore që i ka Republika e Kosovës, vetëm njëra ka qenë e shtetit, ajo që është tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, 10 të tjera kanë qenë të privatizuara. Tash e kemi kthy 8 të shtetit, tri të mbeturat te privati kthehen në pranverën e vitit 2026. Unë besoj që janë interesat e kundërta. Ne e kemi qepur thesin si buxhet, dhe e kemi thurur gardhin si kufi por, kjo nuk i ka konvenuar dikujt, andaj e kemi këtë gjuhën e ashpër, e cila e ka toksikuar mjedisin por besoj se do të kaloj kjo fazë dhe vitit 2026 do të jetë vit më i qetë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se polemikat e ashpra kanë ardhur edhe për shkak të nuk arritën t’i konstituojnë institucionet, për çka ka dhënë një arsye.
“Arsyeja tjetër e animozitetit dhe polemikave të ashpra, është se ne nuk arritëm t’i konstituojmë institucionet sepse ishim në prag të zgjedhjeve lokale. E tash që kanë përfunduar zgjedhjet lokale, besoj që gjërat do të shkojnë më mirë dhe njëkohësisht edhe më bukur e këndshëm”, ka shtuar ai.
Kurti gjatë pothuajse pesë viteve qeverisje, është mbajtur mend për gjuhën e tij dhe të partisë së tij e cila ka qenë e rëndë, me akuza dhe ofenduese.
VV në përgjithësi, në vazhdimësi kanë ofenduar, sulmuar dhe akuzuar, kundërshtarët politikë, mediat, sistemin e drejtësisë e shpesh edhe ndërkombëtarët. /Lajmi.net/