“Ishin të tepruara” – Musk i bie pishman për postimet kundër Trump-it
Multimiliarderi Elon Musk, njëkohësisht njeriu më i pasur në botë dhe drejtues i disa prej kompanive më të mëdha në glob, duket se është bërë pishman për komentet që ka bërë javën e shkuar për presidentin amerikan, Donald Trump. Sipas Musk, gjërat u tepruan nga ana e tij, por nuk ka bërë komente nëse ai…

Bota
Multimiliarderi Elon Musk, njëkohësisht njeriu më i pasur në botë dhe drejtues i disa prej kompanive më të mëdha në glob, duket se është bërë pishman për komentet që ka bërë javën e shkuar për presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas Musk, gjërat u tepruan nga ana e tij, por nuk ka bërë komente nëse ai ka arritur ta kontaktojë Trumpin.
“Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth Presidentit Donald Trump javën e kaluar. Ato ishin të tepruara”, shkruan Musk në median e tij sociale X.