“Ishin në dijeni, nuk u përfshim, jemi të gatshëm të mbrojmë vetën dhe Izraelin” – Trump flet pas sulmeve të fundit ndaj Iranit

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të papritur të Izraelit ndaj Iranit sot. Trump tha se ShBA ishin në dijeni për sulmin por vendosën që të mos përfshihen, shkruan lajmi.net “Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë që do të kthehemi në tryezën e bisedimeve. Do të shohim. Ka disa…

Bota

13/06/2025 09:56

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të papritur të Izraelit ndaj Iranit sot.

Trump tha se ShBA ishin në dijeni për sulmin por vendosën që të mos përfshihen, shkruan lajmi.net

“Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë që do të kthehemi në tryezën e bisedimeve. Do të shohim. Ka disa njerëz në udhëheqjen iraniane që nuk do të kthehen”, tha presidenti amerikan për “Fox Neës”.

Tutje, Trump tregoi se ditëve të fundit ka pasur biseda të shpeshta me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Jemi të gatshëm të mbrojmë veten dhe Izraelin, nëse Irani vendos të kundërpërgjigjet. Komanda Qendrore është në gjendje të lartë gatishmërie”, deklaroi Trump./lajmi.net/