Ishin dy topa në fushë, ky ishte veprimi i Mirlind Dakut që bëri gjyqtarin t’i jepte karton

Mirlind Daku u rikthye në fushën e lojës, pas dëmtimit që e privoi sidomos nga ndeshja me Poloninë në Varshavë, ku Shqipëria u mposht në gjysmëfinalet e “play-off” në Kupën e Botës. Edhe pse pritej që në aktivizimin në pjesën e dytë të linte gjurmë, ashtu siç jemi mësuar me golat e tij në Rusi,…

Sport

07/04/2026 10:07

Mirlind Daku u rikthye në fushën e lojës, pas dëmtimit që e privoi sidomos nga ndeshja me Poloninë në Varshavë, ku Shqipëria u mposht në gjysmëfinalet e “play-off” në Kupën e Botës.

Edhe pse pritej që në aktivizimin në pjesën e dytë të linte gjurmë, ashtu siç jemi mësuar me golat e tij në Rusi, Daku u bë protagonist për keq duke u ndëshkuar nga kryesori i takimit me kartonin e verdhë.

Qëllimi i sulmuesit shqiptar ishte vonimi i lojës për të mbrojtur rezultatin në favorin e skuadrës së tij, arbitri nuk e toleroi duke i nxjerrë të verdhën, çfarë solli dhe reagimin e çuditshëm të vetë Dakut.