“Ishin 10-11 për krejt vitin, tash për 7 muaj janë 16”, ish-kryeinspektori i Punës flet për rritjen e numrit të vdekjeve në vendin e punës
Ish-kryeinspektori i Punës, Agim Millaku, është deklaruar lidhur me rastet e vdekjeve dhe lëndimeve në vendet e punës që po ndodhin në Kosovë. Millaku, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se në vitet e kaluara, mesatarja e vdekjeve në vendin e punës për tërë vitin ka qenë rreth 10, ndërsa, këta 7 muaj…
Lajme
Ish-kryeinspektori i Punës, Agim Millaku, është deklaruar lidhur me rastet e vdekjeve dhe lëndimeve në vendet e punës që po ndodhin në Kosovë.
Millaku, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se në vitet e kaluara, mesatarja e vdekjeve në vendin e punës për tërë vitin ka qenë rreth 10, ndërsa, këta 7 muaj janë 16 raste të vdekje, numër i cili ai tha se është i madh.
‘‘Ky numër që dëgjova prej mediave, prej 16 të aksidentuarve me pasoja fatale është një numër i madh sepse mesatarja e njerëzve që kanë pësu fatalitet në aksidente në vende të punës në vitet e mëparshme, ka qenë prej 10 deri në 11 për krejt vitin. Tani për 7 muaj, janë 16.’’, ka thënë Millaku