“Isha në kulmin e karrierës, por nuk arrija as ta godisja Messin”
Juliano Belletti, një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në La Lgia në kohën e tij, ka dhënë disa komente interesante.

Sport
Mbrojtësi anësor ka treguar për momentet e tij të para kur u përball me Lionel Messin. Ai e kishte argjentinasin shok skuadre.
Messi ishte në vitet e tij të hershme si pjesë e akademisë, kurse Belletti nu kulmin e karrierës. Por, ajo që kishte ndodhur i kishte befasuar të gjithë.
“Kur u stërvita herën e parë kundër Messi, nuk kisha dëgjuar më parë për të. Iniesta erdhi dhe më pyeti nëse e njihja Messin, dhe Iniesta më paralajmëroi të kisha kujdes”, ka thënë Belletti për ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
“Më tha të kisha kujdes, kur unë isha në periudhën më të mirë në karrierën time. Isha në kulmin e karrierës. Por, kur ai pranoi topin në stërvitje, atij nuk i interesonte kundër kujt ishte. Rastisi të isha unë atëherë. Një kundër një, kur mendova të ndërhyja, pash se ai veçse më kishte dribluar. Ishte kaq e thjeshtë. U mundova ta godisja, por nuk arrita. S’mund ta kapja”, shtoi braziliani.
Belletti do të mbahet mend te Barcelona për golin e tij në finalen e Champions League, kundër Arsenal. /Lajmi.net/