Ish-zv. ministri i VV-së për rastin ‘Berishaj’: I zhgënjyer me votuesit e Kurtit që po heshtin
Jusuf Thaçi, opinionist, njëherësh edhe ish-zv. ministër i Arsimit në Qeverinë Kurti I, është shprehur i zhgënjyer me votuesit e përkrahësit e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, për heshtjen ndaj dyshimit për skandalin financiar në Slloveni të ambasadorit kosovar, Martin Berishaj.

Lajme
Thaçi, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ e ka cilësuar si “precedentin më të keq” të krijuar nga Qeveria Kurti, në rast të mos-shkarkimit të Berishajt, shkruan lajmi.net.
“Jam ekstremisht i zhgënjyer që aktivistët, përkrahësit e votuesit e LVV-së e të kryeministrit Kurti po heshtin për këtë rast, i cili mund të jetë precedenti më i keq që mund të krijojë Qeveria Kurti nëse nuk reagon me shkarkimin e ambasadorit. Me heshtje për raste të tilla nuk përkrahet LVV-ja e as kryeministri Kurti. Përkundrazi, me heshtje për raste të tilla përkrahet theqafja e LVV-së dhe e kryeministrit Kurti. Është e vërtetë që nganjëherë “heshtja është flori”, por në raste të tilla heshtja është krim”, ka shkruar Thaçi në ‘Facebook’.
“Prandaj, mos-shkarkimi i ambasadorit e cenon rëndë kredibilitetin e qeverisë së Kosovës, e dëmton rëndë imazhin e shtetit të Kosovës dhe përbën fyerje të rëndë për shtetin e Kroacisë”, ka thënë ndër të tjera ai. /Lajmi.net/